Kthjellimet do të dominojnë territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta në të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore verilindore dhe juglindore duke shkaktuar momente të shkurtra me shira në formë rrebeshi, nuk përjashtohet mundësia për breshër.

Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura në të gjithë territorin e vendit.

Sipas Metealb temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.

Top Channel