Në kuadër të javës së kulturës greke janë zhvilluar disa aktivitete në Tiranë por jo vetëm, edhe në disa qytete të tjera të vendit tonë.

Nga koncertet deri tek garat sportive, qytetarët kanë mundësi të bëhen pjesë e aktiviteteve deri më 29 maj.

“Filluam javën e kulturës greke me një koncert  që u hap nga një pianist 9-vjeçar që kompozon vet muzikë, pastaj vijuam me pikturime në qeramikë. Miti i Amazonave që përfshin art, kërcim dhe teatër u mbajt në Apolloni dhe tek amfiteatri te liqeni në Tiranë. Kosta  Zhoga po pikturon me fëmijët  ndërsa java përfundon me Tiranathlon. Mendoj se kjo javë është një hap shumë i mirë për të promovuar me shumë lidhjet kulturore midis Greqisë dhe Shqipërisë”, thotë Sinkron Markella Megalokonomou, Konsulle në Ambasadën Greke në Tiranë.

Në liqenin e Farkës, piktori Kosta Zhonga po pikturon më fëmijët dhe u mëson se si të bëjnë punime sa më të bukura.

Bashkë me fëmijët kemi krijuar disa punime. Kemi tema mitologjike, Herkuli, Zeusi, personazhe të dashura për fëmijët. Fëmijët janë shumë të kënaqur, erdhën para meje, kanë dëshirë shumë të madhe për artin”.

Javët Kulturore Ndërkombëtare kanë nisur më 25 prill dhe do të shtrihen përgjatë gjithë vitit, ndërsa do të marrin pjesë 18 vende nga e gjithë bota.

Top Channel