Familjarët presin ‘me zemër në dorë’, momenti kur nxirren trupat e pajetë të dy fëmijëve në liqenin e Prushit
27/05/2022 20:06
Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të premte në liqenin e Prushit në Tiranë, ku dy fëmijë të mitur u mbytën ndërsa laheshin.
Një grup prej gjashtë fëmijësh kishin shkuar për t’u larë në liqen, aty ku sfidonin temperaturat e larta të ditëve të fundit, por fatkeqësisht dy prej fëmijëve nuk dolën nga liqeni.
Pasi fëmijët e tjerë raportuan mungesën e 11 dhe 13-vjeçarit, që mendohet se janë me lidhje gjaku, u njoftuan menjëherë autoritetet përkatëse dhe vunë në kërkim të trupave. Fillimisht u gjet vetëm njëri nga trupat, por pas disa minutash më vonë u bë e mundur edhe gjetja e trupit tjetër.
Liqeni është më shumë se tre metra i thellë, por nuk ka pasur më parë asnjë ngjarje të kësaj natyre.
Top Channel