Kriza në Partinë Demokratike vijon të thellohet më shumë dhe akuzat ndërmjet anëtarëve të saj po shtohen gjithnjë. Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha gjatë komunikimit të përjavshëm për mediat, i kërkoi Gazment Bardhit të sqaronte rolin e tij në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Bardhi reagoi me anë të një postimi në Facebook, ku tha se Berisha e dinte shumë mirë që roli i tij ishte dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 përballë terrorit të bandave të pushtetit, për të cilat tha se sot janë në ortakëri me Foltoren.
Bardhi shtoi se Berishës i vetmi mjet për të bërë politikë i ka mbetur shpifja, me të cilën nuk mbulon dot të vërtetën.
Postimi:
Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Foltoren. Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg.
Top Channel