Tifozët në Roterdam nuk përballojnë dhimbjen e humbjes, të zhgënjeyer godasin policinë me çfarë u del përpara

26/05/2022 00:16

Tifozët holandezë në Roterdam duket se nuk po e përballojnë mirë humbjen. Dhjetëra persona janë arrestuar dhe janë raportuar disa përleshje në qytet.

Shumë efektivë policie në janë zhvendosur në zonën e Lijnbaan pasi atje situata është më e tensionuar dhe tifozët po godasin policinë me shishe birre dhe mjete që i ndodhen përreth. Në Stadhuisplein, ku tifozët ndoqën ndeshjen në ekrane të mëdha, janë ndezur fishekzjarre dhe pishtarë dhe në atë zonë situata është më e qetë.

Gjysmë ore pas sinjalit final në Tiranë, transmetimet e Feyenoord në Roterdam u mbyllën. Mbështetësit u larguan nga sheshet dhe stadiumi De Kuip, ku finalja e humbur e Ligës së Konferencës u shfaq në ekranet e mëdha mbrëmjen e së mërkurës.

Burimi: AD Live

Top Channel