Rusia bombardon 40 qytete në Donbas, Zelensky: Nuk i lëshojmë asnjë territor!

26/05/2022 13:30

40 qytete raportohet të ketë bombarduar Rusia në rajonin e Donbasit, ku trupat e saj po avancojnë dhe poi  afrohen qendrave të rëndësishme Severodonjeck dhe Lisiçansk, ku mijëra civilë rrezikojnë të mbeten të bllokuar pa rrugëdalje, ka thënë ushtria ukrainase.

Pavarësisht kësaj, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë sugjerimet për të bërë lëshime territoriale ndaj Rusisë, për dhënie fund të luftës, duke bërë krahasim me zbutjen e Gjermanisë naziste nga Perëndimi më 1938.

Ai i bëri sërish thirrje për ndihmë të Perëndimit. “Na duhet ndihma e partnerëve tanë – mbi të gjitha armë për Ukrainën. Ndihmë e plotë, pa përjashtime, pa limite dhe e mjaftueshme për të fituar”, ka thënë Zelensky.

“Trupat ruse kanë avancuar mjaftueshëm sa për të kryer sulme me mortaja”, pohoi guvernatori i Luhanskut, Serhiy Hayday. Rënia e këtyre dy qyteteve do t’iu mundësonte forcave ruse marrjen e kontrollit të provincës Luhansk, një prej synimeve të Rusisë në luftë.

Megjithatë, inteligjenca britanike ka thënë në përditësimin e fundit se ofensva ruse po përballet me dështime serioze operacionale, duke përmendur në mënyrë specifike forcat elitare ajrore. Sipas saj kjo gjë vënë në pah se si investimet e presidentit rus, Vladimir Putin në forcat e armatosura në 15 vjetët e fundit kanë rezultuar në forcë të pabalancuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA