Plagosja e të miturit në Pukë/ Autori i ngjarjes një 17-vjeçar, po punohet për kapjen e tij

26/05/2022 17:59
Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Dom Gjegjan të Pukës, ku është plagosur një i mitur 14 vjeç.

Policia bën me dije se autor i ngjarjes është një 17-vjeçar me inicialet R.C dhe po punohet për kapjen e tij.

I mituri ka marrë plagë në këmbë dhe është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për të marrë mjekim.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Top Channel