Pas akuzave në New York, aktori Kevin Spacey gjykohet për katër sulme seksuale ndaj burrave në Britani (fotot)

26/05/2022 18:05

Kevin Spacey është akuzuar për katër sulme seksuale ndaj tre meshkujve në Britani.

Akuzat ndaj aktorit 62-vjeçar erdhën pasi policia rishikoi provat për ankimimet e viteve 2005 e 2013.

Tre nga ankesat kanë të bëjnë me sulme të ndodhura në Londër dhe një në Gloucestershire.

Ai akuzohet gjithashtu për një tjetër krim të rëndë seksual në Londër.

Dy akuzat e para kanë të bëjnë me sulmin ndaj një burri tashmë në të 40-at, në Londër në mars 2005, ndërsa një viktimë e dytë, një burrë tashmë në të 30-at besohet se është sulmuar në Londër në gusht 2008.

Ankimuesi i tretë është një burrë tashmë në të 30-at që është sulmuar nga i akuzuari  në Gloucestershire në prill 2013.

Përfaqësuesja e policisë Rosemary Ainslie, tha se pas rishikimit të provave “ishte autorizuar ngritja e akuzave kriminale ndaj aktorit 62 vjeçar.

Zhvillimi vjen në një kohë kur Spacey është në një tjetër gjyq për akuza të ngjashme në New York.

Zhurmat për sjellje të rënda seksuale nga Spacey kanë ekzistuar prej dekadash në industrinë e filmit.

Aktori i serialit “Star Trek” Anthony Rapp, akuzon se Spacey e ka sulmuar seksualisht kur ishte nën moshë. Mes viktimave të tjera janë Tony Montana, dhe disa aktorë të teatrit Old Vic në Londër ku ‘maniku’ ka qenë drejtor artistik.

Pas vërshimit të akuzave aktori u shkarkuar nga seriali amerikan “House of Cards,” dhe u braktis nga grupi i tij publicitar.

FOTO GALERI
1/2
Pas vërshimit të akuzave aktori u shkarkuar nga seriali amerikan “House of Cards”

Top Channel