Ylli i “Goodfellas”, Ray Liotta, ka vdekur në Republikën Domenikane në moshën 67-vjeçare, ku po xhironte një film të ri.

Aktori legjendar ndërroi jetë në ishullin e Karaibeve në gjysmë të rrugës gjatë regjistrimit të filmit “Ujrave të rrezikshëm” gjatë një momenti pushimi, teksa po flinte.

Ende nuk është e qartë arsyeja se përse ka vdekur dhe kur, por nuk ka dyshime për ndonjë vrasje të mundshme. Ai la pas të fejuarën e tij Jacy Nitolo si dhe vajzën e tij Karsen.

Vdekja e papritur e Liotta-s tronditi fansat teksa ai ka qenë aktiv goxha në vitet e fundit në ekran.

Liotta ishte ndoshta më i njohur për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin klasik të Martin Scorsese të vitit 1990 Goodfellas, ku luajti Henry Hill ndërsa Robert De Niro mori rolin e Jimmy Conëay.

Ai gjithashtu u shfaq në The Many Saints of Neëark, Marriage Story dhe No Sudden Move në vitet e fundit.

Top Channel