Trazirat në Tiranë/ “Sporti është sport”, tifozi italian në Durrës: Uroj ta çojmë kupën në shtëpi, kemi 31 vite që e presim

25/05/2022 10:03

Kemi ardhur për të festuar jo për të bërë rrëmujë, por sporti është sport. Kështu shprehet një prej tifozëve italianë, në portin e Durrësit.

Ai thotë se është shumë I kënaqur që finallja zhvillohet në Tiranë, ndërsa thotë se kanë 31 vite që e presin këtë kupe, e sot shpresojnë ta cojnë në ‘shtëpi’.

“Shpresoj të bëjmë një ndeshje të madhe, është ajo që presim prej 31 vitesh. Duam të fitojmë dhe të cojmë në shtëpi  këtë kupë të madhe. Na bëhet shumë qejfi ta ndajmë këtë kënaqësi me popullin shqiptar, ishte shumë e bukur kjo finale këtu, shqiptarët I ndjejmë shumë të afërt, kështu që do të jetë një festë e madhe. Jam I bindur se nëse fiton Roma, ju do të jeni të lumtur po aq sa ne.” thotë ai, ndërsa komenton edhe trazirat e një dite më parë në Tiranë.

Sporti është sport. Sporti duhet përjetuar me kënaqësi, ne kemi ardhur këtu për të festuar. Jemi këtu për të parë ndeshjen, për të shijuar këtë qytet të bukur, Tiranën më pas që është një qytet shumë I bukur. Nuk kemi dëshirë të bëjmë rrëmujë, kemi vetëm dëshirë të cojmë në shtëpi këtë kupë dhe të fitojmë dhe të festojmë bashkë me shqiptarët.”-

 

Top Channel