Futbollisti shqiptar Marash Kumbulla, pjesë e skuadrës së Romës ka valëvitur flamurin kuq e zi në stadium me krenari.

Roma bëri histori në stadiumin Air Albania të Tiranës teksa fitoi edicionin e parë në historinë e Conference League.

Finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, përfundoi me fitoren e verdhekuqve që arritën të shkruajnë hstori pas 31 vitesh.

Italianët shfrytëzuan një gol të Nicolo Zaniolos në minutën e 32-të, për të fituar trofeun e parë europian pas Kupës së panairëve në vitin 1961.

Ndeshja nisi e qetë ndërsa të dy skuadrat studionin rastet dhe tentonin të përfitonin nga dobësitë e kundërshtarit .

 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA