Roma përballet me Feyenoord në finalen e parë të UEFA Conference League e cila zhvillohet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Një ngjarje prestigjoze për kryeqytetin shqiptar që shijon një finale ku pjesëmarrëse janë dy klube me shumë histori në Europë.
Ndërkohë, pak minuta para se të startojë ndeshja, në impiantin modern ka nisur ceremonia ndërsa atmosfera është spektakolare.
Për t’u theksuar se Kupën e Conference League u prezantua nga legjenda e kombëtares Lorik Cana, i cili mban edhe statusin e ambasadorit të këtij kompeticioni që zhvillohet për herë të parë në histori.
Dy tifozeritë kanë zënë vendet në sektorët përkatës ndërsa holandezët duken më të zjarrtë dhe prej disa orësh kanë nisur festën./ SuperSport
Top Channel