Mes Sanatoriumit dhe Traumës, tifozët e Feyenoord dhe Romës do ndahen edhe në spitale

25/05/2022 12:47

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në Shqipëri do të luhet finalja e parë europiane, ajo e Conference League mes Romës dhe Feyenoord, që do të zhvillohet në “Air Albania”.

Prej ditës së djeshme në Shqipëri kanë mbërritur me mijëra tifozë italianë dhe holandezë, ndërsa gjatë mbrëmjes ka pasur përplasje të shumta mes tyre dhe forcave të policisë në kryeqytetin tonë.

Ndërsa sot mësohet se nëse do të kenë nevojë për ndihmë mjekësore, tifozeritë e këtyre dy skuadrave do të ndahen.

Në rast nevoje, tifozët e Feyenoord do të transportohen drejt Sanatoriumit, ndërsa ata të Romës drejt Traumës. Kjo ndarje është vendosur të bëhet për të evituar përplasjet mes dy tifozerive në spitale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA