Autobusi i skuadrës së Feyenoordit Ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”.

Autobusi kaloi përmes bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku po marshonin tifozët holandezë dhe më pas u fut në parkingun e anës veriore.

Në orën 21:00 ekipet e Romës dhe Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’, në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar.

Kryeqyteti shqiptar është “pushtuar” nga tifozët e Romës dhe Feyenoordit, ekipe që përballen sonte mes tyre në stadiumin kombëtar në finalen e Conference League.

Mbështetësit e dy skuadrave janë nisur për në stadium. Akomodimi i tyre në stadium ka nisur tre orë para ndeshjes në mënyrë që kur të nisë ndeshja të gjithë të kenë zënë vendet e tyre.

Top Channel