Foto lajm/ Karriget “1000 euroshe” bosh në stadium për finalen e Conference League
25/05/2022 22:35
Disa prej biletave 1 mijë euroshe nuk janë shitur në finale e Conference League.
Bazuar në pamje vendet 1 mijë euroshe në stadiumin “Air Albania” janë bosh duke lënë të kuptohet se tifozët nuk kanë pranuar që të blejnë bileta me çmime të kripura.
Finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit ka nisur në stadiumin “Air Albania”.
Top Channel
Verdhekuqve u mungon një finale europiane prej 31 vitesh të cilën për herë të fundit e humbën kundër Interit në UEFA Cup, ndërsa këtë radhë do të kërkojnë një fund të lumtur.
Nga ana tjetër, holandezët mbërrijnë në finalen e Tiranës me një rekord prej tre fitoresh në finalet që kanë luajtur dhe do të mundohen të mbesin besnikë të kësaj statistike.
Sakaq, trajnerët përkatës kanë përzgjedhur formacionin titullar me Jose Mourinhon që ka ulur në stol Marash Kumbullën, lojtarin që luan në shtëpinë e tij. Ndërkohë, italianët në sulm i udhëheq Tammy Abraham (9 gola të shënuar), i cili në krahun tjetër ka një duel me Cyriel Dessers (10 gola të shënuar) nga i cili tekniku Arne Slot nuk heq dorë.