Foto/ Ish-peshëngritësja Fetije Kasa pranë stadiumit “Air Albania” në krye të detyrës për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike

25/05/2022 18:51

 Ish-peshëngritësja Fetije Kasa, ndodhet ditën e sotme pranë stadiumit Air Albania, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike krah efektivëve të tjerë të policisë.

Ajo e la sportin e peshëngritjes që e nisi që nga viti 1998 në Greqi, për t’ju bashkuar forcave policore në 2016.

Në 2004 ajo ka garuar për herë të pare nën flamurin shqiptar ku pavarësisht moshës së vogël arriti të futej ne 10 më të mirët e Europës.

Më pas titulli kampione Europe dhe Bote bëri që ajo të shndërrohej ne idhullin e shumë shqiptarëvë por që gjithësesi mori fund shpejt në 2007 kur rezultoi pozitive ne testin e dopingut.

Top Channel