Dhjetë kriminelë dhe një grua e pafajshme vriten gjatë bastisjes së policisë në favelën e varfër braziliane (fotot)

25/05/2022 15:47

Një aksion tragjik i policisë së Brazilit në një zonë të varfër urbane në Rio favela ka lënë dje 11 njerëz të vdekur, njoftuan autoritetet braziliane.

Policia ushtarake tha se u vu në ndjekje të zjarrit të armëve teksa hynë në favelën e quajtur Vila Cruzeiro në veri të qytetit, me objektiv lokalizimin dhe arrestimin e liderëve kriminalë.

Në përplasjen me armë që pasoi policia tha se “u vranë 10 kriminelë të dyshuar, dhe një banore femër e goditur nga një plumb qorr”.

Dy të plagosur po trajtohen në spital, njoftuan autoritetet.

Policia braziliane kryen rregullisht aksione të zonat e mbipopulluara urbane të Rios për të ruajtur kontrollin e krimit dhe të trafikut të drogave.

Ata shtonin se kësaj here po kërkonin për drejtues banash që kishin ardhur të fshiheshin në  Vila Cruzeiro nga pjesë të tjera të Brazilit.

Ky ishte sulmi më vrastar i policisë në Rio prej një viti.

Majin që shkoi policia bastisi një favela të quajtur Jacarezinho ku mbetën të vdekur 28 njerëz duke përfshirë dhe një oficer policie. Kjo ishte numri më i madh i jetëve të humbura në historinë e qytetit.

Rrjeti vendas G1 tha se sulmi i djeshëm shënjestronte Comando Vermelho (Komanda e Kuqe), një nga bandat më të fuqishme të Brazilit.

Policia tha se u zhvilluan beteja me armë në zonat e larta të favelas dhe në ambjentet rreth saj.

FOTO GALERI
1/7
Një aksion tragjik i policisë së Brazilit në një zonë të varfër urbane në Rio favela ka lënë dje 11 njerëz të vdekur

Top Channel