Arrestohet Ismail Morina në Kukës, kishte urdhër-arresti për armëmbajtje pa leje

25/05/2022 12:02

Superfansi i Kombëtares Shqiptare i cili mbahet mend për dronin në mes të Beogradit është arrestuar paraditen e së mërkurës në Kukës, sipas burimeve të uniformave blu.

Mësohet se  Ismail Morina është vënë pranga pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte arrestuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.

Burime zyrtare të Policisë së Kukësit bëjnë të ditur se Ballist Morina u arrestua  në qytetin e Kukësit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.

Kujtojmë se Morina kishte deklaruar se e mbante armën pasi ndihej i kërcënuar nga qarqet serbe.

Top Channel

Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë