Është dita e finales së Conference League, Roma-Feyenoord. Pritshmëritë në kampin e Romës janë të lartë, madje edhe kompanitë e basteve favorizojnë skuadrën e Mourinhos në këtë përplasje historike në “Air Albania”.
Por çfarë ka përgatitur “Special One” për të befasuar kundërshtarët?
Portugezi i ka të gjithë futbollistët në dispozicion, duke përfshirë Spinazzola, i kthyer edhe pse jo ende në formën e tij më të mirë pas një periudhe 10 mujore jashtë skuadrës, dhe Mkhytarian, i cili në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar në Trigoria u stërvit me grupin.
Siç analizës së “Gazzetta dello Sport”, Mourinho i ka vendimet për mbrëmjen e sotme. Kanë mbetur vetëm dy vende për tre lojtarë në garë. Nyja e fundit për t’u zgjidhur ka të bëjë me Mkhitaryan. Në fund të stërvitjes së mëngjesit të djeshëm në Trigoria, armeni tha se ishte gati. Për këtë arsye, ai ka të ngjarë të luajë titullar. Zgjedhjet e Mourinhos do të varen më pas nga pozicioni në të cilin do të vendoset numri 77: armeni do të jetë në mesfushë, atëherë ai do të marrë vendin e Oliveiras, nëse do të rreshtohet në sulm, do të sakrifikohet Zaniolo.
Formacionet e mundshme:
Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Oliveira, Cristante, Zaleëski; Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham. Trajner: Jose Mourinho.
Feyenoord (4-2-1-3): Marciano, Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Kokcu, Aursnes; Til; Nelson, Dessers, Sinisterra. Trajner: Arne Slot.
Top Channel