Shpaloset posteri i madh për teknikun e Romës, Veliaj: Mourinho, mirë se erdhe në Romën e vogël

24/05/2022 17:16

Shqipëria po numëron orët e fundit, para nisjes së finales së madhe të Conference League, e cila do të zhvillohet nesër në “Air Albania”, ku Roma do të përballet me skuadrën holandeze të Feyenoord.

Ka qenë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një poster të madh me foton e teknikut të Romës, Mourinho.

Posteri është vendosur mbi Universitetin Politeknik të Tiranës.

“Mirë se erdhe në Romën e vogël”-shkruan Veliaj në Instagram.

Top Channel