Rusia publikon pamje të patrullave të përbashkëta ajrore me Kinën në Azi-Paqësor (VIDEO-foto)

24/05/2022 19:28

Ministria ruse e mbrojtjes publikonte sot pamje të avionëve të saj në lartësi të mëdha, për të cilat thohste se ishin patrulla të përbashkëta me Kinën në rajonin Azi-Paqësor.

Në deklaratë thuhej se bombarduesit raketorë rusë Tu-95ms po fluturonin me bombarduesit kinezë Khun-6k në ujërat e Japonisë dhe Detit të Kinës Jugore.

Zhvillimi vjen pas një paralajmërimi ‘të tërthortë’ nga Japonia, India, Australia e SHBA, për shqetësimin se Kina mund të marrë me forcë Taivanin.

Deklarata e tyre nuk përmendte tekstualisht Kinën dhe fuqinë e saj në rritje në rajon, por nuk linte dyshime se ku qëndronin shqetësimet.

Dokumenti me fjali të kujdesshme i referohej edhe luftës në Ukrainë, por pa mbajtur pozita të përbashkëta pasi India ka refuzuar ta dënojë.

Patrullat e përbashkëta ruso-kineze në detin e Japonisë erdhën disa orë pas deklaratës dhe përfaqësuesit i quajtën ato “provokative”.

“Teksa komuniteti ndërkombëtar reagon ndaj agresionit rus në Ukrainë, fakti që Kina kryen veprime të tilla bashkëpunimi me Rusinë, është shqetësues”, tha përfaqësuesi japonez  Nobuo Kishi.
Pekini gjithashtu konfirmoi fluturimet për të cilat tha se ishin në kuadër të planit të përvitshëm të bashkëpunimit ushtarak mes Kinës e Rusisë.

FOTO GALERI
2/5
Zhvillimi vijne pas një paralajmërimi të tërthortë nga Japonia, India, Australia e SHBA për shqetësimin se Kina mund të marrë me forcë Taivanin.

Top Channel