55-vjeçari Caush Saliasi, baba I 3 fëmijëve,  mbrëmjen e së hënës doli si çdo ditë në punë për të shërbyer në turnin e III-të në patrullën e përgjithshme të komisariatit nr 3.

Telefonatën e fundit e pati me të birin në Angli të cilit i tha se po niste punën dhe nuk mun të vazhdonte më bisedën. Pas kësaj telefonate kaluan vetëm pak minuta dhe të shtënat me armë zjarri nga dora e kolegut të tij 25-vjeçar, Ludian Zaimi i morën jetën.  Shkak ngjarjen dyshohet të ishte një konflikt për motive banale I nisur së fundmi mes tyre.

Ludian Zaimi dhe Çaush Saliasi kishin më shumë se një vit që punonin së  bashku. Njohja e tyre ishte edhe më e hershme sepse ishin të 2 me origjinë nga Skrapari. Për konfliktin e nisur mes tyre asnjëri nuk kishte komunikuar as me eprorët në komisariat as në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Unë nuk i spiunoj kolegët” mësohet të ketë thënë 25-vjeçari pasi kreu krimin e rëndë kur u pyet se përse nuk e kishte raportuar konfliktin tek eprorët.  Para kolegëve, polici 25-vjeçar ka rrëfyer se është ndjerë i fyer dhe i ngacmuar nga Çaush Aliasi i cili sipas tij e ofendonte  edhe në sy të qytetarëve gjatë shërbimit. I penduar menjëherë pas vrasjes  deklarohet se ai i ka kërkuar falje familjes se viktimës . Policia i thotë TCH se gjate kontrollit në banesën e prindërve te policit te ri , ne sendet personale u gjeten medikamente, te dyshuara si anti- depressive.

Të habitur për ngjarjen kanë mbetur edhe familjarë të 55 vjeçarit qe po ashtu nuk kishin dijeni për konfliktin mes dy policeve. Ata i shihnin shpesh bashkë.  55-vjeçari u kishte thënë se Ludjanin e mbante afër.

E mbante afër. Shkonin mirë. Na erdhi e papritur“, shprehet një fqinje.

Edhe në shtëpinë e të riut askush s’di ç’të thotë  për krimin që ndodhi në një ambient policor dhe me armën e shërbimit. Aty heshtja dhe dyert e mbyllura tregojnë më së miri zhgënjimin nga djali polic, por edhe masat për të parandaluar një hakmarrje të mundshme

Rasti i policit 25 vjeçar Ludian Zaimi që me armën e shërbimit u shndërrua në vrasës nuk është i vetmi. Po gjatë mbrëmjes së të hënës punonjësi i FNSh Luigj Gjyla nën efektin e alkoolit plagosi në këmbë një 65 vjerçar që ndodhej në të njëjtën tavolinë me të. Pas ngjarjes ai u arrestua. Në 14 dhjetor të vitit të kaluar polici  Arbër Sula qëlloi për vdekje me pistoletën e punës  një 29-vjeçar pas një sherri banal në një market. Gjithashtu në dhjetor  2020 punonjësi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdari  vrau mbas shpine të riun Klodian Rasha dhe për këtë krim u dënua me 12 vite burg.

Rasti i 25-vjeçarit Ludian Zaimi që vrau kolegun por edhe të policëve të tjerë që qëllojnë ndaj qytetarëve me armën e shërbimit hedhin pikëpyetje të madhe në lidhje me formimin që punonjësit e policisë marrin në Akademinë e Sigurisë.

Top Channel