Plot me birra në tavolinë! Tifozët holandezë “zaptojnë” bar-kafetë e Tiranës

24/05/2022 14:05

Dhjetra tirofzë holandezë të Feynordit kanë mbërritur tashmë në Tiranë, teksa presin orët deri në finalen e madhe që do të zhvillohet nesër në “Air Albiana”.

Ata kanë zgjedhur ta kalojnë këtë pasdite në pedonalen e Tiranës, ku janë ulur në bar-kafe dhe po konsumojnë birra.

Disa prej tyre mbërritën sot në kryeqytet, e disa të tjerë erdhën pak ditë më parë, duke e shfrytëzuar vizitën e tyre edhe për të eksploruar vende si Kruja apo Durrësi.

Roma dhe Feyenoord do të përballen nesër në orën 21:00 në “Air Albania”, duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë në vendin tonë luhet një finale europiane.

Top Channel