Video/ Përfshihet nga flakët makina në “Plazhin e Vjetër” në Vlorë, shkrumbohet totalisht

24/05/2022 16:02

Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Plazhin e Vjetër të Vlorës duke u shkrumbuar totalisht.

Makina tip Fiat dhe pa targa ka qenë e parkuar në atë zonë prej kohësh, ndërkohë që nga banorët janë njoftuar zjarrfiksit të cilët kanë bërë te mundur shuarjen e flakëve , por kur makina është djegur totalisht.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia të cilët po punojnë për gjetjen e autorit që i ka vendos flakën.

Top Channel