“Mërgata, zona e tretë zgjedhore”/ Propozimet e Alibeajt për votimin nga jashtë

24/05/2022 11:08

Deputeti Enkelejd Alibeaj kërkon që shtetasit që jetojnë jashtë vendit të përfshihen në një zonë të trembëdhjetë zgjedhore, në mënyrë që të kenë përfaqësuesit e tyre në kuvendin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij në Në Konferencën Kombëtare të Nivelit të Lartë me temë “Votimet nga jashtë, koha është tani”, që po mban këtë të martë KQZ në bashkëpunim me Prezencën e OSBE në Tiranë, Alibeaj shpjegon se si duhet të votojë diaspora, sipas tij:

“Diaspora duhet të votojë duke e pasur te drejtën e përfaqësimit të tyre të identifikuar. Diaspora do duhet të jete zonë zgjedhore e posaçme. Të jenë ata që votojnë dhe tregojnë se kush janë përfaqësuesit e tyre. Kemi 12 zona zgjedhore do duhet të kemi 13, edhe mërgatën. Pra dhe përfaqësuesit e tyre duhet të jenë të identifikuar në sallën e parlamentit.

Se dyti, të kenë të drejtën për të votuar lidhur me vendbanimin e fundit që kanë pasur në Shqipëri.

Se treti, garancitë! Votimi me postë për këdo që ka parë çfarë ka ndodhur brenda votës janë të papranueshme. Standardi për identifikimin elektronik duhet të ketë i njëjti është për garancinë e votës së diasporës”.

Duke folur për vjedhje votash dhe manipulim të zgjedhjeve në vend, Alibeaj thotë se një fenomen i tillë rrezikon të jetë dhe më i dukshëm jashtë vendit.

“Vota në këtë vidhet, shantazhohet, manipulohet, shteti me ngarkesë të plotë për të shkatërruar të drejtën themelore të shqiptarëve. Dhe kjo brenda vendit. Imagjino çfarë mund të ndodhë jashtë. Së pari, duhet parë realiteti në sy”.

Top Channel