Kontrollet për shkeljet e Kodit Rrugor, 321 gjoba dhe 2 pezullime lejesh drejtimi në Berat

24/05/2022 16:27

Policia rrugore e Beratit ka vijuar kontrollet për shkeljet e kodit rrugor në Berat për evidentimin dhe ndëshkimin, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 321 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, 2 prej tyre pasi drejtonin automjetin, në gjendje të dehur, ndërsa 1 tjetër sepse drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. 15 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 13 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 32 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 58 masa administrative për parakalime të gabuara. Janë pezulluar 2 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë vendosur 15 masa administrative për drejtim të motomjetit, pa kaskë mbrojtëse. Gjithashtu janë vendosur 186 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Beratit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

 

Top Channel