Armand Duka tregon për “Top Story” prapaskenat si u arrit finalja e Conference League

24/05/2022 21:16

Presidenti i FSHF Armand Duka ka treguar mbrëmjen e e sotme në “Top Story”prapaskenat se si u arrit që finalja e Conference League të luhet në Shqipëri.

Ai tha se ishte aplikuar edhe dy herë të tjera më parë që të ishte një event i tillë në Shqipëri, por vetëm pas ndërtimit të stadiumit u bë e mundur, sepse vetëm atëherë ishin plotësuar të gjitha kriteret.

“Futbolli i luajtur në vend dhe ai ndërkombëtar kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara që i kanë shërbyer vendit. Lajmi që bën futbolli është një prezantim shumë i mirë për vendin. Federata ka hapur një dritare të madhe që ne të reklamojmë atë që kemi, në një event të madh me aq shumë njerëz do të dalë realiteti. Mikpritja dhe respektin që kemi do ta demostrojmë e këtë ja kam transmetuar organizatorëve dhe UEFA-s.

Që në fillimin e projektit kemi filluar të mendojmë e kemi pasur një objektivë për të pasur një finale të tillë. Kemi marrë pjesë në garë në UEFA, administrate ishte skeptike ndonjëherë që pse të lodhemi kaq shumë sepse ndoshta UEFA do të na eleminonte sepse nuk do të kishte garanci. Kur mbaroi stadiumi së ndërtuari, UEFA e kishte si obligim për të na e dhënë këtë status sepse kishim aplikuar dy herë të tjera dhe nuk e kishim marrë. Tashmë i plotësuam kriteret. U kualifikuam nga komisioni administrative dhe më pas unanimisht u mbështet.

Politika e UEFA-s është e tillë që futbolli të shkojë në çdo cep të Europës. Duke qenë se ne jemi anëtar që nga themelimi i UEFA-s dhe kemi zhvillime të dukshme në futboll, ishte normale që të vinte këtu. Kishte skepticizma sigurisht por të gjithë meritojnë diçka dhe ne tani duhet ta justifikojmë tani e të bindim ata që nuk na besuan.”- tha Duka.

Top Channel