Akuza për korrupsion me pronat/ Ministri i Drejtësisë padit në SPAK drejtoren e agjencisë së trajtimit të pronave

24/05/2022 15:19

Drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit te Pronave Jonida Baci është shkarkuar pa bujë pak ditë më parë.

Megjithatë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka vendosur të mos e kalojë në heshtje, por të hapë perden dhe të flasë për dyshimet e korrupsionit në këtë institucion.

Ulsi Manja: Zyrtarët më të lartë dyshohen per shpërdorim, ka ish-pronarë që kanë dokumentin e kthimit te kompensimit fizik dhe financiar te pronës dhe nuk kompensohen. Ata kontaktohen nga sekserë dhe gjendja zgjidhet përnjëherë.

Në ketë mënyrë zyrtarët më të lartë të agjencisë së trajtimit të pronave kallëzohen në SPAK nga njësia antikorrupsion.

Ulsi Manja: Ka ish pronare qe presin me vite, ka të tjerë që nga një deri në 17 ditë kompensohen dhe kur them zyrtare e kam fjalën për më të lartët.

Dhe me këtë rast, ministri Ulsi Manja bëri një hap pas nga sulmet e pak ditëve më parë ndaj SPAK.

Ulsi Manja: Kemi besim tek SPAK në më pak se dy vjet jetë, ka besimin si institucionet në Evropë.

Top Channel