Italia shënon 30 vjet nga vrasja e gjyqtarit anti-mafia Giovanni Falcone (fotot)

23/05/2022 19:55

Zyrtarët në Palermo në jug të Italisë, shënuan sot 30 vjetorin e atentatit famëkeq me bombë ku u vra gjyqtari anti-mafia Giovanni Falcone.

Atentati në autostradën pranë Capaci i mori jetën gjyqtarit, gruas së tij gjyqtare Francesca Morvillo dhe tre oficerëve të policisë.

Bomba e instaluar për të eliminuar Giovanni Falcone ishte aq e fuqishme sa dridhjet u regjistruan nga ekspertët që monitorimin aktivitetin e vullkanit  Etna në anën tjetër të Siçilisë.

Megjithë tronditjen dhe panikun e shkaktuar nga akti i mafias dhe forcave të errëta, vrasjet e Falcone and Borsellino u pasuan nga një seri arrestimesh dhe dëshmi informatorësh mbi “Cosa Nostra”.

Por gjykatësi vendas Roberto di Bella, thotë se megjithse shumica e autorëve janë arrestuar ose gjykuar, çështja ka ende paqartësi të konsiderueshme.

Të mbijetuarit insistojnë se shumë pjesë të zinxhirit ende mungojnë, duke besuar në vetë fjalët e Falcone që thoshte se “ka pika të përbashkëta mes liderëve të Cosa Nostra dhe qendrave të errëta të pushtetit”.

“Ne ende nuk e dimë kush e ka porositur vërtetë atentatin ndaj Giovanni Falcone, sepse njerëz të paarsimuar si Toto Riina nuk mund të organizojnë një sulm si ai në Capaci,” thotë oficeri i mbijetuar i atentatit Angelo Corbo.

Ai nuk është i vetmi që beson se mes gangsterëve të mafias ka “njerëz me kostum e kollare”.

Dinamiti në autostradën ku humbi jetën Falcone, ishte vendosur nën rrugë me anë të një tuneli nëntokësor.

Megjithatë një padi për “orkestrues të jashtëm” të sulmit në Capaci është refuzuar nga gjykata italiane në vitin 2013.

“Nuk ka prova për ekzistencën e mbështetësve të huaj. Nuk ka dyshime se këto janë akte të mafias,” insiston edhe autori Ceruso.

FOTO GALERI
1/8
Zyrtarët në Palermo në jug të Italisë, shënuan sot 30 vjetorin e atentatit me bombë ku u vra gjyqtari anti-mafia Giovanni Falcone.

Top Channel