Bashkohen stuhitë/ Fenomeni i rrallë shkakton 8 të vdekur në Kanada

23/05/2022 12:53

Gati një milionë banesa në rajonet jugore të Kanadasë mbetën pa energji elektrike, si pasojë e stuhive të ashpra që kanë goditur rajonet Ontario dhe Kuebek përgjatë fundjavës.

Shtatë persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i pemëve e një grua vdiq pas përmbysjes së një anijeje  në Lumin Otava. Sipas autoriteteve për motin në Kanada, shpejtësia e erërave ka shkuar në 132 kilometra në orë. duke lënë pas një vazhdë shkatërrimesh.

Kompanitë e energjisë elektrike thonë se do të duhen disa ditë për të riparuar lidhjet. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau deklaroi se Qeveria federale është duke u përgatitur për t’iu ndihmuar banorët e zonave të prekura.

Dhjetëra kabllo elektrikë sakaq kanë rënë në rrugë e mbi makina, duke mbjellë shqetësim. Ekspertët kanë thënë se stuhia është shkaktuar nga një fenomen i rrallë i quajtur “dereço”.

Ky fenomen shkaktohet kur disa stuhi lëvizëse bëhen bashkë dhe zakonisht kjo gjë ndodh në muajt e verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA