Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në vendin e quajtur “Virua”, ku mjeti tip “Benz”, me drejtues E. Z., 34 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me motoçikletën me drejtues M. N., 29 vjeç, banues në Fier.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja D. N., 28 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel