Ish-kryeministri Sali Berisha është rizgjedhur pas nëntë vitesh kryetar i Partisë Demokratike, në zgjedhjet e zhvilluara ditën e sotme nga Komisioni i Rithemelimit. Në garë për këtë post ishin ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.
Pas një procesi votimi prej 12 orësh, anëtarët e PD-së kanë votuar në 108 qendra votimi në të gjithë vendin, ku fitues u shpall ish lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Anëtarja e Rithemelimit Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për media në fund të numërimit ku ka bërë me dije se sa votues kanë marrë pjesë për secilën qendër votimi.
Në total kanë marrë pjese 43680 demokratë ku 40820 (93.45%) ndër to kanë votuar për Sali Berishën ndërsa 2532 (8.5%) për Ibsen Elezin.
Pjesëmarrja në votim ka qenë mjaft e lartë një shifër e vështirë për tu krahasuar me proceset e shkuara për sa kohë askush në PD nuk kishte të dhëna të sakta të anëtarësisë.
Sali Berisha sfidoi sërish 1 vit pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA-ja, duke konfirmuar përmes votës rikthimin e tij në krye te Partisë Demokratike, rikthim që rrezikohet nga një vendim gjykate.
Nga ana tjetër, edhe kandidati tjetër Ibsen Elezi u tregua i vendosur, krahas kritikave mbi parregullsitë e procesit dhe nuk u tërhoq nga gara.
Në të gjitha vendet ku ka mbaruar numërimi i votave është shpallur fitues Sali Berisha, duke lënë pas me diferencë të konsiderueshme votash kandidatin tjetër për kryetar të PD-së Ibsen Elezin.
Bëhet me dije se në Shkodër është shpallur fitues Sali Berisha me 1500 vota kundrejt Ibsen Elezit me 114 vota.
Ibsen Elezi nuk ka arritur të fitojë as Kukësin, qyetetin e vendlindjes ku kishte edhe më shumë pritshmëri. Berisha ka marrë 714 vota duke lënë pas Ibsen Elezin me 164 vota.
Në Has, Berisha shpallet fitues me 803 vota ndërsa Ibsen Elezi 22 vota.
Në Patos ka përfunduar gjithashtu numërimi ku në total kanë votuar 626 anëtarë të Partisë demokratike. 614 vota rezultojnë për Sali Berishën, 11 vota Ibsen Elezi, ndrësa 1 votë e pavlefshme.
Në Mallakastër në total kanë votuar 419 anëtarë ku 10 vota i ka marrë Ibsen Elezi ndërsa 409 të tjera Sali Berisha.
Në Maliq Berisha ka marrë 1266 vota ndërsa Ibsen Elezi 10 vota.
Në Bulqizë ka përfunduar gjithashtu numërimi i votave ku 456 anëtarë votuan dhe u shpall fitues Berisha me 431 vota duke lënë pas Ibsen Elezim më 17 vota.
Në Burrel kanë votuar 526 anëtarë ku Berisha është fitues me 490 ndërsa Ibsen Elezi ka marrë vetëm 31 vota.
Në Mirditë kanë marrë pjesë në votim 478 anëtarë ku 454 vota i ka marrë Sali Berisha ndërsa 18 vota Ibsen Elezi. 6 vota ishin të pavlefshme.
Në Fier kanë votuar në total 2234 anëtarë, ku Berisha ka marrë gjithsej 2170 ndërsa Ibsen Elezi 46 vota. 18 vota ishin të pavlefshme.
Në Tropojë Berisha ka marrë 914 vota ndërsa Ibsen Elezi 2 vota.
Në Lezhë kanë votuar gjithsej 906 anëtarë, ku 859 vota i ka marrë Sali Berisha ndërsa 39 Ibsen Elezi.
Në Lushnjë votuan gjithsej 815 anëtarë. Berisha ka marrë gjithsej 733 vota ndërsa Ibsen Elezi 73. Të pavlefshme ishin 9 vota.
Top Channel