Barcelona nuk heq dorë nga Robert Lewandowski. Sulmuesi polak ka vendosur të largohet nga Bayerni pas 8 viteve plot gola, rekorde e trofe në Bavari me rekordmenët e futbollit gjerman.
Dëshira e 33-vjeçarit, i cili ka edhe një vit kontratë me Bayernin, është të vijojë karrierën me ekipin e Xavit në “Camp Nou”. Bild raporton se klubi katalanas ka ofruar 32 milionë euro për kartonin e Lewandowskit.
Përgjigja e drejtuesve të kampionëve të Bundesligës ka qenë negative. Për të lënë të lirë yllin e skuadrës, klubi gjerman kërkon minimalisht 40 milionë euro.
Barcelona duhet të rrisë ofertën e saj, të paktën edhe me 8 milionë euro të tjerë. Telenovela vazhdon dhe në Spanjë janë optimistë në gjetjen e marrëveshjes finales, pavarësisht rezistencës së Bayernit.
Top Channel