Shoferi në gjendje të dehur/ Mjeti del nga rruga, plagosen katër pasagjerët

22/05/2022 16:27
Foto ilustruese

Mesditën e sotme një mjet ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar katër pasagjerët. Mjeti tip “Benz” drejtohej nga 21-vjeçari me iniciale E. L., banues në Korçë, të cilit iu krye testi i alkoolit dhe rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Ersekë-Leskovik në afërsi të fshatit Taç, Kolonjë, ndërsa të lënduarit me iniciale R. Q., D. M., F. H., A. B. janë transportuar në Spitalin e Ersekës dhe Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, ndërsa i riu është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel