Frikë nga hakmarrja, policia mbikëqyr palët e përfshira në ngjarjet që u zbardhën

22/05/2022 19:36

Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt para autoriteteve ishte si hapja e kutisë së pandorës ku dhjetëra persona janë të përmendur si autorë të dyshuar të krimeve të rënda.

Kjo ka bërë që policia e shtetit të marrë masa që situate të mos përshkallëzohet apo të parandalohet një hakmarrje e mundshme mes palëve të përmendura.

Top Channel ka mësuar se ndaj Erjon Alibejt dhe personave që ndodheshin në paraburgim edhe para operacionit që mori indicie nga rrëfimi I Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt janë rritur masat e sigurisë. Po ashtu policia po mban në mbikëqyrje familjarë të të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim si edhe persona të përmendur në dosjen e SPAK për të shmangur përplasje që mund të lindin nga dëshmitë e administruara nga SPAK të cilat zbardhën 8 grupe kriminale në vend.

Në bazë të këtyre dëshmive Spak dhe polica ndërmorën një operacion me 32 urdhër-arreste nga të cilat u ekzekutuan 18. 14 persona të dyshuar për vepra të rënda penale mes tyre Talo Çela, Ervis Martini dhe Suel 1∟ela vijojnë në arrati.

 

Top Channel