Shtatë ikona janë ekspozuar për herë të parë nga koleksioni i rrallë i muzeut të Artit Mesjetar në Korçë.

Të përzgjedhura nën tematikën “Veglat muzikore në Artin e Ikonografisë Bizantine”, ato janë restauruar dhe sjellë për herë të parë për syrin e publikut në një ekspozitë, duke dëshmuar kështu një tjetër aspekt të artit të kësaj periudhe ku përdorimi i instrumentave lidhej ngushtësisht me religjionin. Ajo që mbetet e rëndësishme është dokumentimi i këtyre gjurmëve përmes penelatave nga piktorët e njohur të kohës.

Janë në total 13 ikona të këtij muzeu, të ekspozuara  deri tani, ku gjenden të pasqyruara instrumentet e përdorura të kësaj epoke, një pjesë e të cilave ruhen ende në ditët e sotme.

Muzeu kombëtar i Artit Mesjetar ka një fond të pasur me ikona, objekte dhe dokumente të artit bizantin një pjesë e të cilave ende nuk janë ekspozuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA