Një britanik baba i dy fëmijëve raportohet se ka lënë gruan e dhjetë viteve pasi ra në dashuri me një ukrainase 22-vjeçare të cilën familja kishin marrë në shtëpi për “ta shpëtuar nga lufta”.
29 vjeçari Tony Garnett dhe partnerja e tij Lorna, 28 vjeçe, morën në shtëpi refugjaten Sofiia Karkadym në fillim të majit, por brenda 10 ditësh martesa e tyre në dukje e lumtur, u shpërbë pasi burri u largua me refugjaten.
Burri nga Bradford në veri të Anglisë që punon si roje sigurie, thotë tashmë se ka rënë në dashuri me 22-vjeçaren dhe se do të kalojë jetën me të.
Sofiia, e cila vjen nga Lviv në perëndim të Ukrainës, thotë se ‘kishte pëlqyer’ Tony sapo e kishte parë dhe se tani ata “po jetojnë historinë e tyre të dashurisë”.
Megjithse pranon dhimbjen që kjo i shkakton Lorna, Tony thotë se “e di se lidhja me Sofiia është e duhura”.
Familja kishte marrë Sofiia-n për të bërë “pjesën e tyre” për të ndihmuar refugjatët, ndërsa Tony tregon për The Sun se u lidh shpejt me të, madje dhe dy bijat e tij gjashtë e tre-vjeçare e pëlqenin.
Tony, i cili flet gjuhën sllovake me të cilën merret vesh me ukrainasen, thotë se kjo situatë e kishte lënë gruan e tij duke mos kuptuar se cfarë po ndodhte.
“Në fillim ia kalonim mirë por më pas e shihja që Lorna po bëhej xheloze dhe e zemëruar me të”, tregon Tony duke shtuar se më pas Sofiia shkonte me të në palestër dhe kur ishin në shtëpi bëheshin gjithnjë e më të afërt fizikisht.
“Kur ishim në shtëpi gjenim shkaqe për t’u prekur ose përplasur me njëri-tjetrin. Megjithse në fillim ishte e pafajshme nisën të lindnin debate”.
Lorna me të drejtë i kishte kërkuar një zgjidhje për situatën e pakëndshme derisa debati kishte ardhur në pikën e largimit të ukrainases nga shtëpia.
Tony thotë se aty diçka ishte ndezur te ai dhe iu përgjigj Lornas: “Nëse ikën ajo, iki dhe unë”.
Kështu dyshja e re shkuan në shtëpinë e prindërve të Tony teksa tani po kërkojnë një banesë për vete.
Ai justifikohet se gjithçka ndodhi spontanisht, edhe pse gruaja e tij duket se ka tjetër mendim.
“Ne nuk e kishim planifikuar këtë dhe nuk donim të lëndonim njeri”, thotë babai i dy fëmijëve.
Top Channel