Brenda 6 ditëve, dy efektive të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, janë sulmuar duke i djegur automjetet dhe pronat e tyre. Pas ngjarjes se ditës së shtunë, ku policit të zones në Theth, Sokol Kroni i dogjën automjetin në lagjen “3 Heronjte”, këtë herë radha ishte e  policit të patrullës në qytet, Ndrek Rrasa.

Në orët e para të mëngjesit, lokalit në pronësi të tij në fshatin Hot i Ri,  iu vendos tritol ndërsa me pas autori i ka djegur edhe furgonin e parkuar përpara shtëpise.

Rreth orës 02:00 të mëngjesit, autori i dyshuar, në plan të parë një grua por që dyshohet se është një mashkull I maskuar, afrohet dhe vendos lëndën plasëse në derën kryesor të lokalit me pas i vendos zjarrin edhe furgonit në pronësi të efektivit të policisë.

Nga kamerat e sigurisë, dallohet autori me maske dhe që ka  veshur  fustan dhe pantallona, i cili me pas largohet me vrap neper rrugicat e lagjes. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja vete efektivi i policisë Ndrek Rrasa ka qenë në detyre duke patrulluar në turnin e natës së bashku me koleget e tij teksa është njoftuar nga familja për shpërthimet.

Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri por dyshimet e prokurorisë janë se sulmi mund të këtë ardhur për shkak të detyrës. Për disa vite me radhë, Rrasa ka qenë polic i Dukagjinit, zone  e cila njihet per kultivimin e lendeve narkotike

 

Top Channel