Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen në Rinas 2 të rinj

20/05/2022 09:36

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë në aeroportin e Rinasit, në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit:

K. K., 21 vjeç dhe S. C., 25 vjeç, të dy banues në Turqi.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasve K. K. dhe S. C., kanë dyshuar se këta shtetas nuk kishin paraqitur dokumentet e tyre të identifikimit. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumentet që ata kishin paraqitur ishin të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel