Spanja përgatitet për valë intensive të nxehti 40C e stuhi të mundshme rëre – meteorologët (fotot)

20/05/2022 16:31

Temperaturat në disa pjesë të Spanjës jugore dhe Francës pritet të arrijnë në 40C të shtunën teksa autoritetet paralajmërojnë për të nxehtë me intensitet dhe kushte që zakonisht shihen vetëm në mesin e verës.

Agjencia shtetërore meteorologjike Aemet, paralajmëronte se Spanja përballet me një nga muajt maj më të nxehtë të historisë.

Ata shtonin se një masë ajri të nxehtë dhe i thatë po vjen nga Afrika duke sjellë pluhur nga Saharaja me temperatura ditore 10 deri në 15 gradë me të nxehta se mesatarja e sezonit.

“E premtja dhe e shtuna do të jenë ditët më të nxehta të muajit edhe pse do të ketë një rënie të temperaturave të dielën në anën perëndimore të gadishullit”, thonin autoritetet duke shtuar se temperaturat do të arrijnë në 40C në luginat e Andalucía e Guadalquivir, çka nuk kishte ndodhur më parë në muajin maj.

Spanja regjistroi temperaturën e saj më të lartë gushtin e kaluar me 47 gradë në qytetin Montoro në Andaluzi.

Të dhënat e nxehtësisë në pranverë tregojnë se edhe Franca po hyn në ditën e 30 të temperaturave mbi normalen me disa pjesë që arrijnë në 33C që mund të ngrihet deri në 37C në fund të javës.

FOTO GALERI
1/2
Agjencia shtetërore meteorologjike Aemet, paralajmëronte se Spanja përballet me një nga muajt maj më të nxehtë të historisë.

Top Channel