Foto ilustruese

2 organizatorët e një vjedhjeje në dhjetor të 2021 Sarandë janë vënë në pranga ditën e sotme pas një operacioni të organizuar nga policia e Sarandës në bashkëpunim me atë të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur më 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë, ku disa persona, nën kërcënimin e armës, vodhën një shumë parash në banesën e shtetasit Th. K.(noter), shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Vlorë, Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Butrinti”.

Në kuadër të këtij operacioni janë kapur dhe ndaluar shtetasit S. B., 34 vjeç, banues në Shkodër dhe I. M., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të provave të grumbulluara gjatë hetimit për këtë ngjarje ka rezultuar se shtetasit S. B. dhe I. M. kanë patur rolin e organizatorit në vjedhjen me armë në banesën e shtetasit Th. K., në qytetin e Sarandës.

Për këtë ngjarje, në datën 03.11.2021, janë arrestuar si bashkëpunëtorë edhe shtetasit E. A., 53 vjeç, O. K. (P)., 40 vjeç, dhe V. H., 35 vjeç.

Një javë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë gjetur në det, armën e zjarrit automatik, së bashku me dy karikatorë, që këta shtetas kanë përdorur gjatë vjedhjes në banesën e shtetasit Th. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë

Top Channel