E ftuara e radhës në “Më lër të flas” është këngëtarja e njohur Semi Jaupaj, e cila sqaroi edhe pamjet që u publikuan në sfilatën e Valdrin Sahitit, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj u panë jashtë.
Ajo tha se të dy rastisën aty, duke e kaluar pyetjen pa treguar më shumë detaje.
Donald: U fol shumë për këtë eventin e Valdrinit, pse u komentua kaq shumë, pse u bë kështu?
Semi: Rastisëm bashkë dhe…
Donald: E mirë rastisët, e mirë e lëmë…
Pamjet, ku shiheshin Donaldi dhe Bora duke komunikuar bashkë, pas gjithë ngjarjeve të ndodhura brenda Big Brother VIP, bënë xhiron e rrjetit, duke hedhur dyshime se dyshja ishin kthyer në krahët e njëri-tjetrit.
Ende nuk ka një konfirmim as nga moderatorja dhe as nga aktori se ka një bashkim të tyre.
Top Channel