Bletë-rritësit në Tunizi përdorin sistemin elektronik të paralajmërimit në kosheret (fotot)

20/05/2022 19:59

Bletërritësi tunizian Elias Chebbi kontrollon kosheret e tij pas një sinjali që i erdhi në celular nga një aparat i ri që e njofton për temperaturën, lagështirën apo ndryshime të tjera në koshere.

Ai thotë se teknologjia e ndihmon të përballet me sfidat e rritjes së bletëve të mjaltit që po humbasin kullota dhe preken nga probleme të motit.

“Në zonën tonë pranvera vjen herët ndërsa vera është koha e vjeljes së mjaltit”.

“Por prej mungesës së kullotave na duhet të zhvendosim kosheret në zona ku ka më shumë lule e bimësi, siç është veriperëndimi”, shton ai.

“Informacioni që marrim nga mjeti elektronik na bën të zgjedhim kosheret që prodhojnë mbretëreshat më të forta, dhe rrjedhimisht prodhimi të jetë më i mirë”.

Kultivuesit thonë se në Tunizi ka shumë humbje të koshereve gjatë dimrit dhe informacioni mbi ecurinë e motit apo bletëve mund të jetë një hap në drejtimin e duhur.

Zyrtari shkencor vendas Mauer Xhemali, tha se bletët janë të rëndësishme por të kërcënuara në Tunizi.

“Informacioni i mbledhur nga aparatet analizohet dhe çon në një vlerësim të detajuar të gjendjes së mbretëreshave”.

“Nëse mund të zgjedhim mbretëreshat më të mira ato do të jenë më rezistente ndaj sëmundjeve dhe prodhimi do te jetë me i madh”, shton ai.

FOTO GALERI
1/7
Bletërritësi tunizian Elias Chebbi kontrollon kosheret e tij pas një sinjali që i erdhi në celular nga një aparat i ri

Top Channel