Aksident në Tiranë, dëmtohet 60-vjeçarja që po kalonte rrugën në këmbë

20/05/2022 09:48
Foto Ilustruese

Dy automjete janë përfshirë në një aksident ditën e sotme në rrugën “Thoma Koxhaj”, në Tiranë, ku si pasojë është dëmtuar një 60-vjeçare, e cila po kalonte rrugën në këmbë.

Policia bën me dije se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. I., me automjetin me drejtuese shtetasen A. S.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja L. H., 60 vjeçe, që po kalonte rrugën në këmbë, në momentin e përplasjes së automjeteve, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Top Channel