Një aksident me vdekje ndodhi në vendin e njohur si “Kthesa e Pojanit” ne Fier, ku makina tip “Audi” është përplasur me një motoçikletë.

Si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës. Trupi i pajetë dhe makina kanë përfunduar në një kanal anës rrugës. Policia po punon për të gjetur shkakun e aksidentit.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër, një automjet tip “Audi” ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. S., 67 vjeç, banues në Dërmënas, i cili ka ndërruar jetë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel