A ka pasur përpjekje për intimidim për prokurorët e SPAK? Ja si përgjigjet Arben Kraja

20/05/2022 11:41

Kreu i SPAK. Arben Kraja është shprehur ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve se nuk ka pasur asnjëherë përpjekje për të ndërhyrë e për të devijuar vendimmarrjen e veprave penale në SPAK.

Ai tha se një gjë e tillë është vepër penale dhe të gjithë prokurorët janë të detyruar të deklarojnë një gjë të tillë dhe shtoi se nuk ka pasur asnjë indicie nga institucionet e tjera që dikush po ndërhyn tek prokurorët e SPAK për të ndikuar në hetime

A ka pasur mënyra për t’u intimiduar juve dhe prokurorë të tjerë të SPAK?

Kraja: Normalisht një ndërhyrje për të ndikuar në vendimarrje është vepër penale dhe Çdo prokuror është i detyruar ta deklarojë dhe deri tani nuk ka patur ndërhyrje. Jemi një vend i vigël nuk jetojmë në laborator por nuk kemi pasur ndonjë rast. Nuk kemi pasur asnjë indicie nga insitucionet e tjera që dikush po ndërhyn tek prokurorët e SPAK për të ndikuar në hetime.

Top Channel