Përplaset taksia në Milot, humb jetën gjyshja! Udhëtonte drejt Rinasit me të bijën dhe mbesat që u plagosën

19/05/2022 12:11

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Lezhe në afërsi Të mbikalimit të sanxhakut. 

Një taksi e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një objekt, për pasojë ka humbur jetën Prena Gjetani 56-vjeçe banuese ne Fushë-Milot.

Në mjet udhëtonin 56-vjeçarja, vajza e saj 30 vjeç dhe dy fëmijët e saj  të mitur.

Autoambulanca e Laçit pas aksidentit ka dërguar të plagosurit për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa gjyshja nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra duke ndërruar jete në spitalin e Traumës.

Gjithashtu të plagosur kanë mbetur dhe drejtuesi i automjetit dhe vajza e viktimës me 2 fëmijët e saj të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jeten.

Në harkun kohor të 2 javëve  në Lezhë janë shënuar të paktën 10 aksidente me 3 humbje jete dhe disa persona të plagosur rëndë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit Kalimash-Morinë në afërsi të urës të Kolshit automjeti tip “Benz” me dy të rinj nga Tropoja ka humbur kontrollin e ka dalë jashtë rrugë, ku për pasojë Andi Rrustaj 25 vjeç ka humbur jetën e ka mbetur i plagosur Xheku Logu 19 vjeç, i cili është shtruar në spitalin e Tiranës e që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar nga Tirana drejtë qytetit të Kukësit ku rreth orës 04:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Kolsh drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e ka përfunduar në humnerë 100 metër poshtë rrugës.

Mendohet se shkak për këtë aksidentit me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e një tjetri të ketë qenë pakujdesia dhe manovrimi jo i duhur automjetit pasi në rrugë nuk janë vënë re gjurmë të frenimit. Automjeti ka përfunduar në humnerë pasi në këtë pjesë të rrugës nuk janë të pranishme trafikndarëse.

 

 

 

Top Channel