Mbahet në paraburgim për vrasje, Ardian Uzuni përgatiti planin për të vrarë Filip Gjeloshin

19/05/2022 15:43

Një tjetër i arrestuar që mbahet në paraburgim për vrasje është Ardian Uzuni, që përgatiti planin për të vrarë Filip Gjeloshin, një eskponent i krimit.

Ardian (Isuf) Uzuni, 56 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, është dënuar më parë si i dyshuar për “Vrasje me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative.

Uzuni është arrestuar edhe në Torino, Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian.

Emri i Ardian Uzunit është një ndër emrat  për të cilët është ekzektuar urdhri i GJKKO-së. Prokuroria e Posaçme, SPAK ndërmori aksion në disa qytete të vendit, pas 32 urdhër-arresteve të lëshuara nga GJKKO.

Aksioni është zhvilluar në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan. Sipas informacioneve, 13 urdhër-arreste janë vetëm në Elbasan, një prej qyteteve më të nxehta të krimit në vend.

Janë në kërkim personazhe të njohur të botës së krimit si Ervis Martinaj në Lezhë, Suel Çela dhe Kamber Mehja në Elbasan, apo  Fatos Gosa në Peqin. Disa prej personave në listën e SPAK tashmë janë në burg.

 

 

Top Channel