Kati i tretë i një godine në Fier është përfshirë nga flakët këtë pasdite.

Këto ambiente janë përdor më parë për zyrat e Partisë Demokratike, ndërsa aktualisht janë të pabanuara.

Në katin e parë ta godinës ndodhet edhe çerdhja nr.1 e qytetit. Zjarrfikësit janë duke punuar por është e vështirë shuarja e flakëve. Zjarrfikësit janë lajmëruar nga banorë të zonës të cilët kanë parë të dalë tym nga dritaret.

Top Channel