Billa sjell ofertën më të mirë për vitin 2022, me rastin e hapjes të 3 show room-eve të reja.

Muaji maj i këtij viti shënon ngjarje me të rëndësishme për distributorin më të madh në vend për pllaka, parkete, hidrosanitare dhe mobilje. Me 1 prerje të shiritit Billa ka arritur që në një javë të zgjerojë kanalin e shitjeve me 3 show roome te reja.

“Billa” i jep mundësi sipërmarrësve dhe investitorëve të rinj të bëhen pjesë e kanalit të shitjeve franshize.

Tashmë klientët në qytetet e Kukësit, Lezhës dhe Sarandës do të kenë mundësi të përfitojnë nga gama e produkteve cilësore me çmime konkurruese që ofron rrjeti i shitjeve i grupit.

Hapjet shoqërohen me ofertën më të mirë të vitit për vetëm 7 ditë

“Me rastin e 3 hapjeve të reja sjellim ofertën më të mirë për vitin. Nga data 20-26 maj, plot 7 ditë çmimet i kemi ulur përtokë gjithë show room-et Billa në gjithë vendin”, thotë Drejtori i Departamentit Franchise, Geni Ramaj.

Viti 2022 vazhdon të jetë një vit ekspansioni për kompaninë Billa që e sheh suksesin të bashkimi i modelit të saj operacional me energjitë e sipërmarrësve lokalë, në një formulë kjo që garanton fitime të mëdha dhe sukses të sigurt.

Top Channel